TREGUES PËR VERUSIN E RI TE ASHTUQUAJTUR CORONAVIRUS (SARS-COV-2) DHE COVID-19 Sa është i rrezikshëm virusi i ri i ashtuquajtur Coronavirus?  Infektimi me virusin e ri te ashtuquajtur Coronavirus mund te shkakton kollitje, te shkoj hunda, grithje te fytit dhe ethe, ndonjëherë shkakton edhe diarre.  Pas infektimit simptome mund te shfaqen deri 14 ditë më vonë. Për shumicën e ndërzeve, duke përfshirë edhe fëmijët infektimi nuk është i rrezikshëm për jetë. Te një pjesë të njerëzve infektimi mund të shkaktoj ndërprerje në përcjellje te problemeve në frymëmarrje dhe kallje te mushkërive. Deri tani, raste te vdekjes ka pasur te pacientet te moshuar dhe / ose më parë kishte vuajtur nga sëmundjet kronike. Aktualisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme në dispozicion për të vlerësuar përfundimisht ashpërsinë e sëmundjes së re të frymëmarrjes..  Aktualisht nuk ka vaksinë në dispozicion që mbron kundër virusit te ri te ashtuquajtur koronavirus. Si vije teri te transmetimi ose infektimi me te ashtuquajturin Coronavirus? Lloji i ri i virusit të koronës mund të transmetohet nga një person në tjetrin. Mënyra kryesore e infektimit  apo transmetimit te virusit behët me pikëza. Kjo mund të bëhet drejtpërdrejt përmes mukozës së traktit respirator te frymëmarrjes ose në mënyrë indirekte përmes duarve, të cilat më pas sillen në kontakt me mukozën në gojë ose hundë. Si mund të shmang transmetimin e virusit të koronës apo infektimi? Në përgjithësi, ju lutem vini re …  Mbani distancën më të madhe të mundshme kur kollitni ose teshtitni – më së miri është mirë që të largoheni. Me rastin e teshtitjes mbani dorën në lartësi te brrylit ose një shami letre, të cilën pastaj e hidhni.  Shmangni te prekurit kur përshëndetni njerëzit e tjerë dhe lani duart rregullisht dhe tërësisht me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda.  Higjiena e mirë e duarve është e rëndësishme...  me rastin kur arrini institucione si kopsht fëmijësh ose shkolla,  pas pushimeve dhe aktiviteteve sportive,  pasi të keni fryrë hundën, te teshtitni ose te kolliteni,  para përgatitjes së ushqimit dhe gjat ngrënës  dhe  pasi të keni përdorur tualetin.  Mbajini duart larg fytyrës, mos i prekni gojën, sytë ose hundën.  Mos i përdorni gjësendet bashkë me njerëzit tjerë që prekni me gojën tuaj si p.sh. kupa apo shishe.  Mos i përdorni bashkë me personat tjerë gjësendet si p.sh.  enët, pëshqirat ose materiale pune, si p.sh. lapsi. Çka të bëni në rast të shenjave te sëmundjes? Shenjat e para të infeksionit me virusin e ri koronavirusin janë kolli, shkuarja e hundës, grithe në fyt dhe ethet. Personat e infektuar vuajnë gjithashtu nga diarreja. Nëse simptomat e sëmundjes të përshkruara më lart shfaqen brenda 14 ditësh tek njerëzit që kanë qenë në një zonë ku lloji i virusit te ri koronavirusit është shfaqur, ata duhet të shmangin kontaktin e panevojshëm me njerëzit e tjerë dhe, nëse është e mundur, të qëndrojnë ata në shtëpi.  Personat e prekur duhet të kontaktojnë mjekun e tyre të përgjithshëm përmes telefonit për të diskutuar, si të veprohet, para se të hyjnë në ordinancën e mjekut. Nëse kontaktoni një person me një sëmundje të tillë, të infektuar, duhet të kontaktojnë departamentin i autoritetit përkatës shëndetësor. Autoriteti përkatëse shëndetësore mund të gjendet në regjistrin e të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) nën https://tools.rki.de/PLZTool/. Këto si dhe informata shtesë mund të gjeni edhe nën www.infektionsschutz.de dhe https://www.rki.de/DE/Content/InfAZ/N/Neuartiges_Coronavirus/nCoV.html. Përdorni edhe mediat si BZgA, p.sh. paketa „10 Hygienetipps“, qe gjendet falas në shumë gjuhë, falas për shkarkim nën https://www.infektionsschutz.de/coronavirus-sars-cov-2.html.